Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Ambasada Amerikane: Së shpejti do të ketë Gjykatë Kushtetuese (VD)

13 Gusht 2019, 07:14 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi/ Ambasada Amerikane: Së shpejti do të

Tiranë- Ambasada amerikane ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi.  Në një reagim në faqen e saj në Facebook njoftohet se së shpejti Shqipëria do të ketë Gjykatë Kushtetuese.

Sipas saj do të ketë Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e Vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, njofton ambasada amerikane. 

KED përfundoi procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka përfunduar procesi i intervistave me Arta Vorpsin, Elsa Toskan, Fiona Papajorgjin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin.

KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Këto vlerësime do ia dërgojë Kuvendit dhe Presidencës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane gjykata kushtetuese reforma ne drejtesi ambasada amerikane gjykata kushtetuese reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll