Politike

Keni komunikuar me deputetët që mbështesin Berishën? Alibeaj nuk përgjigjet: Për prioritetet s'kemi ndasi

Enkelejd Alibeaj u përgjigj duke thënë se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës.

5 Shtator 2022, 12:25 Nga k.m.
Keni komunikuar me deputetët që mbështesin Berishën? Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse ka tentuar të komunikojë me deputetët që mbështesin Sali Berishën. Në një konferencë për shtyp, Alibeaj u përgjigj duke thënë se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës. Këto të fundit sipas tij janë në shërbim të qytetarëve.

"Jemi fokusuar në këto katër pika. Edhe njëherë t'ua sqaroj, për ne që kemi rënë dakord, na bëjnë bashkë këto pika. Deputetët kanë visionin e tyre, por kam përshtypjen se këto çështje nuk ka dallim nga asnjë. Ajo çfarë u deklarua këtu ishin prioritetet parlamentare për veprimtarinë e grupit parlamentar të PD. Nuk dua të mbetem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete. Tani janë këto prioritete. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje, ajo çfarë na bën bashkë janë këto çështje. Kam përshtypjen që për këto, nuk ka asnjë lloj ndasie mes nesh,"-tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll