Politike

Tedi Blushi nga Korça: Protesta e parë do të jetë shumë e afërt, jemi në koordinim të plotë me PD

Blushi nënvizoi se protesta e parë e opozitës do të jetë shumë e afërt në kohë ndërsa tha se janë në koordinim të plotë me PD.

4 Shtator 2022, 13:17 Nga A.B
Tedi Blushi nga Korça: Protesta e parë do të jetë
Tedi Blushi

KORÇË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat në Korçë për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale. Blushi bëri të ditur se Korça do të jetë qyteti i parë që do i japë Ramës goditjen për t’u larguar nga pushteti, duke pranuar se në atë qytet do të nisë aksioni i madh politik. Blushi nënvizoi se protesta e parë e opozitës do të jetë shumë e afërt në kohë ndërsa shtoi se janë në koordinim të plotë me PD.

“Kemi pasur një takim me strukturat e lirisë në Korçë për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të ardhshme dhe për ta nisur nga këtu betejën për shembjen e shpejtë të Edi Ramës. Korça do i japë e para goditjen. Më vjen mirë që pashë struktura të motivuara gati për aksionin e madh politik të shtatorit. Do i japim një përgjigje Edi Ramës dhe bandës së tij që ka marrë peng qytetin e Korçës.

Është një dëshmi e qartë pse Edi Rama është shporrur një orë e më parë. Në një vit qeveria nuk ka marrë asnjë nismë ligjore në ndihmë të shtresave në nevojë. Asnjë paketë reale. Jeni të gjithë dëshmitarë që ka zero rritje pagash dhe pensionesh. Apo rimbursim për rritjen e çmimeve. Zero subvencionim për naftën dhe energjinë elektrike. Nuk e di çfarë mund të bëjë më keq se kaq. Një datë nuk e kemi për momentin por do jetë shumë e afërt. Shtatori do të jetë nisja e një revolucioni të plotë. Jemi në koordinim të plotë me PD për të nisur aksionin politik për largimin e kësaj qeverie. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund. Opozita është e bashkuar. Nuk besoj se ka vend më. Mesazhi ka qenë i qartë.'- tha ai.

tedi blushi partia e lirise

Sondazh

Poll