Politike

Takimi me Berishën, Meta: Po përgatitemi për protestën e parë, bashkëpunim me opozitën

Meta deklaroi se Partia e tij është në në koordinim me Partinë Demokratike për organizimin e protestës së parë.

5 Shtator 2022, 08:11 Nga A.B
Takimi me Berishën, Meta: Po përgatitemi për protestën e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar protesta. Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me Syri Tv, Meta deklaroi se Partia e tij është në në koordinim me Partinë Demokratike për organizimin e protestës së parë. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha forcat opozitare.

Po ashtu, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit dhe shpërbërjen e vendit tonë.

'Fatkeqësia më e madhe e opozitës ka qenë se nuk ka dashur ta pranojë rolin e Lulzim Bashës krah Ramës duke vrarë edhe shpresën e shumë njerëzve të cilët u larguan nga vendi. Axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët. Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit tonë dhe shpërbërjen e vendit tonë. Pa dyshim që do të ketë një ballafaqim frontal si asnjëherë tjetër. Regjimin po e lënë nervat. Shtatori do të ketë rezistencë ballore. PL shumë shpejt do të nisë iniciativat e saj për protestat anti-korrupsion që qytetarët të evidentojnë në mënyrë të qartë kapjen e sistemit të drejtësisë nga zoti Rama. Këndvështrimi im si lider i PL është bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare por me çdo forcë dhe grupim interesi. Apo çdo qytetar që e kupton që situate është ulëritëse”, tha Meta.

Ish-presidenti foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Ky regjim është i korruptuar në palcë dhe Rama synon të përdhosë Autoritetin e Dosjeve dhe institucionet gjoja të pavarura të drejtësisë. Personi që përmendet në dosje i ka bërë kërkesën autoritetit që në tre gusht për të hequr manipulimet dhe falsifikimet dhe e ka bërë të qartë se kush është I.M. Gjithçka është një falsifikim dhe kjo është arsyeja pse unë kam kallëzuar për 6 vepra penale anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Ky do të jetë një proces që do keni rastin ta ndiqni dhe të kuptoni turpin e këtij regjimi të pashpresë”, deklaroi Meta.

Takimi mes Metës dhe Berishës u përfol në media. Berisha pranoi se mes tyre kishte një takim madje paralajmëroi po ashtu edhe ai për protesta dhe bashkëpunim mes tyre. 

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll