Politike

“Rama po harxhon paratë e shqiptarëve për ndjekës fals në facebook”/ Klevis Balliu: Edvin,s'të ndihmojnë as profilet fallco nga Bangladeshi apo Kina

Klevis Balliu ka vendosur dhe foto të profileve të huaja që ndjekin dhe pëlqejnë posimet e kryeministrit Rama.

4 Shtator 2022, 22:34 Nga k.m.
“Rama po harxhon paratë e shqiptarëve për ndjekës fals
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor paratë e shqiptarëve për të blerë ndjekës fals në facebook. Përmes një postimi në rrjete sociale, Balliu thekson se kryeministri nuk ka ndjekës ndaj dhe detyrohet të blejë ndjekës nga Bangladeshi dhe Kina.

Në mbështetje të akuzës së tij, në postimin e bërë në rrjetet sociale, Balliu ka vendosur dhe foto të profileve të huaja që ndjekin dhe pëlqejnë posimet e kryeministrit Rama.

"KRYEMINISTRI FAKE ME PARATË E TAKSAPAGUESVE SHQIPTAR Edi Rama harxhon pafundësisht para për ndjekës fallco në Facebook. E vërteta është se ska asnjë shqiptar që mbështet dhe ndjek një antishqiptar si Edi Rama. I mbetur vetëm tashmë Edvini blen ndjekës nga Kina dhe Bangladeshi. Edvin nuk të ndihmojnë as profilet fallco nga Bangladeshi apo Kina, tashmë je i VETËM. Ka ardhur koha dhe patjetër do të mbash përgjegjësi për paratë që u ke vjedhur shqiptarëve dhe krimet që ke bërë,"-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

klevis balliu

Sondazh

Poll