Politike

Alibeaj takim me deputetët e PD-së para nisjes së sesionit të ri parlamentar

Deputetë janë mbledhur në orën 10:30, fill para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Thirrjes së Alibeajt, deputetët i janë përgjigjur pozitivisht vetëm 13 prej tyre.

5 Shtator 2022, 10:19 Nga k.m.
Alibeaj takim me deputetët e PD-së para nisjes së sesionit
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kolegët e tij në Kryesinë e Kuvendit. Deputetë janë mbledhur në orën 10:30, fill para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Thirrjes së Alibeajt, deputetët i janë përgjigjur pozitivisht vetëm 13 prej tyre. Deputetët janë: 1. Zheni Gjergji, 2.Dhurata Çupi, 3.Arbi Agalliu, 4.Saimir Korreshi, 5.Gazment Bardhi, 6.Dashnor Sula, 7.Selaudin Jakupllari, 8. Flutura Açka, 9.Enkelejd Alibeaj, 10.Kreshnik Çollaku, 11.Andia Ulliri, 12.Flamur Hoxha dhe 13.Eralda Tase Bano.

Ndërkohë që në orën 12.00, grupi i PD do të zhvillojë një konferencë për media për prioritetet e sesionit të ri parlamentar. Deputetët u mblodhën fillimisht në 1 shtator, ku 28 deputetë kërkuan rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, ndërsa mbështetësit e Sali Berishës kanë zgjedhur si kryetar grupi Luçiano Boçin. 

enkelejd alibeaj seance plenare 5 shtator 2022

Sondazh

Poll