Politike

‘Shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë’/ Denoncimi i Leskajt: TEC-i lundrues në Vlorë do jetë katastrofë ekologjike

Bujar Leskaj shkruan edhe për kosto të lartë ekonomike, që sipas tij shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë për 2 vite për prodhimin e energjisë nga dy anijet.

4 Shtator 2022, 20:59 Nga k.m.
‘Shteti do paguajë 63 mijë dollarë në
Bujar Leskaj

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj e ka quajtur krim ankorimin e dy TEC-eve lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Sipas tij, anijet do mbërrijnë në Vlorë në datën 8 shtator dhe do përdoren për prodhimin e energjisë elektrike. Po ashtu, Leskaj shkruan edhe për kosto të lartë ekonomike, që sipas tij shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë për 2 vite për prodhimin e energjisë nga dy anijet.

“Kostoja ekonomike është shumë e lartë: shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet. Natyrisht këto para do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët do të varfërohen edhe më shumë. Natyrisht që këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë! Një skemë e ngjashme si me aferat korruptive dhe prokurimet publike që kryen sekti Rama. Kësaj katastrofe, kësaj marrëzie, kësaj afere korruptive qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm duhet t’i thonë NDAL! Prandaj është koha që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Vlorës dhe jo vetëm, duhet që haptazi dhe pa rezerva të mbështesin shoqatat e ambientalistëve, intelektualët e angazhuar ose jo dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin duke sensibilizuar opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë,”-thekson Leskaj.

POSTIMI I PLOTË:

bujar leskaj

Sondazh

Poll