Bota

Pak orë para rezultatit, sondazhi jopremtues dhe zhgënjyes për Liz Truss

52% e pjesmarrësve në sondazh mendojnë se ajo do të jetë shumë e keqe në qeverisje nëse do të zgjidhet kryeministrie e MB. 

5 Shtator 2022, 12:03 Nga d.a.
Pak orë para rezultatit, sondazhi jopremtues dhe zhgënjyes për
Truss

BRITANI- Një sondazh i YouGov i kryer javën e kaluar hedh pak dritë mbi atë që publiku mendon për Liz Truss, cilat mendojnë se duhet të jenë prioritetet e saj nëse, siç pritej, ajo bëhet kryeministrja e re dhe sa besim kanë tek ajo për të rregulluar koston e jetesës krizës.

Sipas Skynews, 52% e pjesmarrësve në sondazh mendojnë se ajo do të jetë shumë e keqe në qeverisje nëse do të zgjidhet kryeministrie e MB. 

Ndërkohë që 65% e tyre mendojnë se mendimet e saj janë jashtë realitetit duke i konsideruar të pavend qëndrimet mbi disa nga temat kryesore të fushatës.

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konservatore në Londër, njëkohësisht dhe si kryeministër i MB më 7 korrik. Vendimi erdhi pas presionit që pati nga kabineti qeveritar, ku afro 50 anëtarë të kabinetit, (ministra, zëvendësministra dhe ndihmës) dhanë dorëheqjen nga qeveria e Johnson brenda javës. Johnson fitoi votëbesimin nga partia e tij parlamentare në fillim të qershorit ku 41.2% të deputetëve të tij konservatorë votuan kundër. Nga 11 kandidatë në fillimi të garë në fund mbetën 2, Rishi Sunak dhe Lis Truss.

kryeministri i ri i britanise liz truss

Sondazh

Poll