Bota

VD- Shpërthim pranë Ambasadës Ruse në Kabul, 2 të vrarë, 11 të plagosur

Agresori, i veshur me jelek bombë u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura teksa po i afrohej portës së godinës.

5 Shtator 2022, 11:31 Nga k.m.
VD- Shpërthim pranë Ambasadës Ruse në Kabul, 2 të
Pamje nga shpërthimi

KABUL-Dy persona u vranë dhe 11 u plagosën pas një sulmi me eksploziv pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul. Agresori, i veshur me jelek bombë u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura teksa po i afrohej portës së godinës.

Rusia është një nga vendet e pakta që ka mbajtur një ambasadë në Kabul pasi talebanët pushtuan vendin më shumë se një vit më parë. Edhe pse Moska nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve, ata kanë qenë në bisedime me zyrtarët mbi një marrëveshje për furnizimin me benzinë ​​dhe mallra të tjera.

kabul

Sondazh

Poll