Bota

Euro arrin nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit, shkak ndërprerja e gazit rus

Gjigandi rus i gazit Gazprom tha të premten se tubacioni Nord Stream që do të rihapet në fundjavë do të mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

5 Shtator 2022, 11:21 Nga d.a.
Euro arrin nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt
euro

BRUKSEL- Euro ra 0.70 për qind në 0.9884 dollarë të hënën në orën 05:35 GMT, më e ulëta që nga dhjetori 2002. Monedha evropiane ka vazhduar të dobësohet kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, e goditur nga turbulencat ekonomike dhe pasiguritë e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sipas Guardian, gjigandi rus i gazit Gazprom tha të premten se tubacioni Nord Stream që do të rihapet në fundjavë do të mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar. Ai tha se kishte zbuluar "rrjedhje vaji" në një turbinë gjatë një operacioni të planifikuar të mirëmbajtjes tre-ditore dhe se tubacioni do të qëndronte i mbyllur derisa të riparohej.

Rifillimi i dërgesave përmes tubacionit që shkon nga afër Shën Petersburg në Gjermani nën Detin Baltik do të rifillonte të shtunën.

Pas vendosjes së sanksioneve ekonomike për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini, Rusia ka reduktuar ose ndërprerë furnizimet për vende të ndryshme evropiane, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.

Kremlini ka fajësuar reduktimin e furnizimeve përmes Nord Stream për sanksionet evropiane, të cilat thotë se kanë bllokuar kthimin e një turbine Siemens që ishte duke iu nënshtruar riparimeve në Kanada.

vleresimi i euros rusia mbyll tubacionin

Sondazh

Poll