Bota

VD- Brnabiç mbërrin në Kosovë, pritet me duartrokitje dhe brohorima në Mitrovicë

Brnabiç gjatë vizitës së saj do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin, zona në të cilën banojnë shumë shtetas të komunitetit serb.

5 Shtator 2022, 11:16 Nga d.a.
VD- Brnabiç mbërrin në Kosovë, pritet me duartrokitje dhe
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur vizitën e saj në mëngjes në Mitrovicë, me një xhiro në qendrën e parë multimediale dhe Akademinë Shpirtërore.

Brnabiç gjatë vizitës së saj do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin, zona në të cilën banojnë shumë shtetas të komunitetit serb.

 

Një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës kanë pritur kryeministren Ana Brnabiç duke brohoritur dhe duartrokitur

Brnabiç shoqërohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe  Qeverisje, Mihailo Jovanoviç.

ana brnabiç ne kosove petar petkoviç

Sondazh

Poll