Bota

Realizohet portreti i Nënë Terezës me 100 kg drithëra

Alkent Pozhegu, ka nderuar Nënë Terezën duke krijuar portretin e saj me 100 kg drithëra.

5 Shtator 2022, 11:25 Nga A.B
Realizohet portreti i Nënë Terezës me 100 kg drithëra
Nene Tereza

KOSOVË- Mbajtësi i tre rekordeve Guinness, Alkent Pozhegu, ka nderuar Nënë Terezën duke krijuar portretin e saj me 100 kg drithëra.

Kjo është ajo e pakta që mund të realizoj në krahasim me kontributin e dhënë nga Nëna Tereza. Sot kam përzgjedhur ditën e shenjtërimit që është bërë nga Papa i Vatikanit, kam përzgjedhur këtë ditë që të realizoj një mozaik me përmasa 2×3. Është një mozaik me drithëra”.

Metoda interesante e Alkent Pozhegut për t’i krijuar këto vepra tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Ai mban edhe rekordin Guinness për portretin më të madh të krijuar me drithëra, i cili është punuar në një sipërfaqe prej 560 metrave katrorë në vitin 2019. Për portretin e Nënës Terezës, atij iu deshën rreth 100 kilogram drithëra. 

nene tereza alkent pozhegu

Sondazh

Poll