Bota

Prezantuesja italiane Mara Venier rrëfen si ish-partneri e dhunonte: Më priti me thikë poshtë shtëpisë!

Mara Venier tha se kishte pasur një partner të dhunshëm që e kishte rrahur vazhdimisht. 

5 Shtator 2022, 11:51 Nga k.m.
Prezantuesja italiane Mara Venier rrëfen si ish-partneri e dhunonte:
Mara Venier

ITALI- Prezantuesja e Domenica In, Mara Venier në një intervistë për mediat vendase ka rrëfyer se ka qenë në një marrëdhënie të dhunshme. Në një intervistë për "Corriere", Venier tha se kishte pasur një partner të dhunshëm që e kishte rrahur vazhdimisht. 

"Ai erdhi të më vriste. Më priti jashtë shtëpisë me thikë. Kjo është diçka që nuk e kam thënë kurrë. Ai nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Ai tha se akoma më donte. Por kjo nuk është dashuri. Ndjeva frikën nga dhuna fizike dhe frika nga denoncimi. Por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk dëshiron të shohësh: dashuria të shtyn të justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i madh. Në fund u detyrova ta denoncoja,"-tregoi ajo. 

Mara - e cila është kthyer në transmetim në Rai1 për sezonin e ri- pranoi se u desh shumë kohë për t'u rebeluar dhe për të dalë nga tuneli i dhunës fizike dhe psikologjike.  Prezantuesja u bëri thirrje të gjitha grave që gjenden në të njëjtën situatë si ajo, të mos tolerojnë as një shuplakë, por të shkojnë menjëherë të denoncojnë./ comingsoon.it

mara venier

Sondazh

Poll