Bota

E mitura denoncon të dashurin në Itali, 14-vjeçarja: Më detyroi të kryeja marrëdhënie në rrugë

14-vjeçarja rrëfeu se e ai e detyroi të kryente marrëdhënie edhe në rrugë.

5 Shtator 2022, 11:16 Nga A.B
E mitura denoncon të dashurin në Itali, 14-vjeçarja: Më
Foto ilustruese

ITALI- Një 17-vjeçar akuzohet për sulm seksual, plagosje dhe përndjekje në Romë. Ai akuzohet se ka pwrdhunuar tw dashurwn e tij, 14-vjeçare madje dyshohet se e ka penguar të abortonte. I riu u arrestua para disa ditësh në Romë me akuzën se kishte përdhunuar vazhdimisht të dashurën e tij 14-vjeçare, e cila mbeti shtatzënë dy herë (herën e parë abortoi).

Kanë qenë familja e vajzës që e ka denoncuar atë në polici më 30 korrik. Pas hetimit të rastit, 17-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua se është përgjegjës për plagosje dhe përndjekje. Një tjetër akuzë me të cilën do të përballet është këmbëngulja dhe presioni ndaj 14-vjeçares për të kryer abort.

Gjykata refuzoi kërkesën për lirim ndërsa vijojnë hetimet për historinë e të rinjve dhe komunikimin e tyre në rrjete sociale. Në denoncim, e mitura tregoi marrëdhënien e saj me 17-vjeçarin, i cili nga i kujdesshëm dhe i sjellshëm u kthye në agresiv dhe të dhunshëm.

“Ai ishte xheloz dhe më detyronte të mos shkoja në shkollë, në palestër apo të kërceja. Ai më vodhi shtëpinë”, tha vajza.

14-vjeçarja rrëfeu se e ai e detyroi të kryente marrëdhënie edhe në rrugë.

Ndërsa 17-vjeçari tregon versionin e tij dhe mbrohet duke folur për një marrëdhënie me konsensus që ka ndodhur në shtëpinë e të dashurës së tij.

“Ajo kishte fjalëkalimin e profilit tim në Instagram dhe e përdorte për të fyer mamin duke thënë se isha unë. Edhe prindërit e tij më shanë se jam rumun. Unë kurrë nuk e godita apo e gërvishta”, tha ai.

Burimi: Tgcom

itali

Sondazh

Poll