Politike

'TEC-et' në Vlorë, Berisha: Do ndotin vendin, krim i rëndë mjedisor

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dy anijet që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të ndosin gjithë vendin.

4 Shtator 2022, 11:44 Nga I.A
'TEC-et' në Vlorë, Berisha: Do ndotin vendin, krim i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mashtruar qytetarët e Vlorës, duke sjellë dy 'TEC-e' që punojnë me D2. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dy anijet që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të ndosin gjithë vendin. Ai shkruan se këto anije ndotin vendin sa 100.000 makina që bëjnë 100 km në ditë.

Postimi i Plotë:

Super mashtrim i banoreve te Vlores! Me dt 8 shtator arrijne ne Vlore dy ndotesit gjigand qe punojne me D2 dhe ndotin Vloren sa 100.000 makina qe bejne 100 km ne dite. Tmerr. Krim i rende mjedisor.
Edi Rama genjeu vlonjatet ne emisionin Opinion ne Tv Klan ne daten 7 Prill 2022 duke deklaruar se do jene me gaz!! Ju bej thirrje vlonjateve te mbrojne shendetin e tyre dhe femijeve te tyre nga ndotesit kanceroz!! sb

tec-et ne vlore edi rama sali berisha

Sondazh

Poll