Bota

'Askush në qytet s'do flejë më'/ Sulmi me 10 të vrarë në Kanada, dëshmitë: Më ra të fikët kur e dëgjova

Shumë anëtarë të familjes po luftojnë me humbjen e familjarëve e të tjerë po enden rrugëve të spitalit Melfort.

5 Shtator 2022, 09:36 Nga A.B
'Askush në qytet s'do flejë më'/ Sulmi me 10
Sulmi

KANADA- Sulmi me armë zjarri që la pas 10 viktima në Kanada ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Disa nga viktimat janë identifikuar. Ato janë: Michael Brett Burns dhe partnerja e tij Lana.

Shumë anëtarë të familjes po luftojnë me humbjen e familjarëve e të tjerë po enden rrugëve të spitalit Melfort. Një tjetër është identifikuar si: 77-vjeçari, Ves Peterson.

Qytetarët janë shprehur se i moshuari nuk e meritonte të vdiste në atë mënyrë.

'Ai nuk bëri asgjë. Ai nuk e meritonte këtë. Ai ishte një njeri i mirë me zemër të butë. Më ra të fikët kur dëgjova, e njoh që e vogël. Askush në këtë qytet nuk do të flejë më. Do të tremben të hapin derën' – tha një qytetare, Rubi.

Një tjetër banor i ëeldon e përshkroi viktimën si person me natyrë të mirë: 'Ai nuk do të shkelte as një milingonë'.

Sulmi në Saskatchewan është një nga vrasjet masive më vdekjeprurëse në historinë kanadeze. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e përshkroi sulmin si "të tmerrshëm dhe zemërthyer".

"Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme të sotme. Ata që janë përgjegjës për sulmet e tmerrshme të sotme duhet të sillen para drejtësisë," tha Trudeau.

Dy të dyshuarit në sulmet, motivet e të cilëve janë ende të paqarta, janë identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson. Të dy janë në arrati dhe po ndiqen Policia Mbretërore Kanadeze në Twitter.

Viktimat u gjetën në 13 vende të ndryshme në Kombin James Smith Cree, një komunitet indigjen me rreth 2,000 banorë dhe në fshatin Weldon, në verilindje të Saskatoon, qyteti më i madh i Saskatchewan.

vrasje ne kanada

Sondazh

Poll