Bota

Bie nga kulla në Manhatan, vdes shefi i financave të Bed Bath & Beyond në SHBA

Arnal iu bashkua kompanisë në maj 2020 gjatë pandemisë

5 Shtator 2022, 08:50 Nga A.B
Bie nga kulla në Manhatan, vdes shefi i financave të Bed Bath &
Kompania

SHBA- Ka vdekur në Nju Jork shefit financiar i kompanisë së njohur Bed Bath & Beyond. BBC raporton se sipas policisë, 52-vjeçari Gustavo Arnal ra ng  kulla "Jenga" në Manhatan.

Arnal iu bashkua kompanisë në maj 2020 gjatë pandemisë, dhe më parë ka punuar në markën kozmetike Avon dhe gjigantin e mallrave të konsumit Procter & Gamble. Zinxhiri i "big-box" në SHBA është përballur me probleme financiare, duke njoftuar së fundmi mbylljen e dyqaneve dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Aksionet në kompani kanë qenë të paqëndrueshme, duke u parë si një aksion "meme" i nxitur nga zhurma e mediave sociale dhe jo nga ndjenjat tradicionale ekonomike.

"E gjithë organizata Bed Bath & Beyond Inc. është thellësisht e pikëlluar nga kjo humbje tronditëse," tha Harriet Edelman, Kryetare e Pavarur e Bordit të Drejtorëve të Bed Bath & Beyond Inc.

gustavo arnal

Sondazh

Poll