Bota

Kina jugperëndimore goditet nga një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë

Nuk raportohet për viktima deri më tani pasi një tërmet me magnitudë 6.8 goditi afër qarkut Luding, thotë qendra e tërmetit në Kinë.

5 Shtator 2022, 08:49 Nga s.s
Kina  jugperëndimore goditet nga një tërmet i fuqishëm 6.8
Foto ilustruese

KINË- Një tërmet i fuqishëm goditi Kinën jugperëndimore pasditen e së hënës. Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, tërmeti me magnitudë 6.8 goditi afër qarkut Luding në provincën autonome tibetiane Ganzi në një thellësi prej 16 kilometrash.

Qendra raportoi tërmetin rreth orës 12:52 pasdite me orën lokale (04:52 GMT), raporton aa.com.tr.

Transmetuesi publik kinez CGTN raportoi se lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe nga banorët në qytetin Chengdu, pranë qarkut Luding. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

termet kine

Sondazh

Poll