Bota

Vizita e Brnabiç në veri, policia e Kosovës njofton masat e sigurisë

Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.

5 Shtator 2022, 09:38 Nga d.a.
Vizita e Brnabiç në veri, policia e Kosovës njofton masat e
Mitrovice

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, në veri të Kosovës, do të bllokojë disa rrugë për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll