Bota

VIDEO/ Tragjike, ishte nisur nga Spanja avioni privat rrëzohet në brigjet e Letonisë, raportohet për katër viktima

Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë. Sipas mediave të huaja, në bordin e avionit privat ndodhej një familje, ndërsa mes viktimave dyshohet se është edhe piloti.

5 Shtator 2022, 09:05 Nga s.s
VIDEO/ Tragjike, ishte nisur nga Spanja avioni privat rrëzohet në
Avion Privat

LETONI- Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë. Sipas mediave të huaja, në bordin e avionit privat ndodhej një familje, ndërsa mes viktimave dyshohet se është edhe piloti, një burrë një grua dhe vajza e tyre.

Aeroplani Cessna 551 i regjistruar në Austri po fluturonte nga Jerez në Spanjën jugore, nga ku u ngrit pa një destinacion të caktuar, sipas faqes FlightRadar24.

Të dhënat e fundit treguan se avioni po qarkullonte mbi Detin Baltik pranë qytetit portual të Letonisë Ventspils përpara se gjurmimi të humbiste rreth orës 19:44 me orën lokale. Tabloidi gjerman Bild citoi burime që pretenduan se piloti kishte raportuar më parë probleme me presionin e kabinës në aeroplan. Megjithatë shkaku i rrëzimit do duhet të përcaktohet nga kutia e zezë.

 

letoni austri spanje deti baltik

Sondazh

Poll