Bota

Vizita e parë e nivelit të lartë, Bislimi do të udhëtojë drejt Luginës së Preshevës

Sipas axhendës Bislimi dhe Nagavci do të zhvillojnë takime me deputetin shqiptar të parlamentit serb Shaip Kamberi si dhe krerët e komunës së Bujanocit.

5 Shtator 2022, 08:21 Nga d.a.
Vizita e parë e nivelit të lartë, Bislimi do të
Bislimi dhe Nagavci

KOSOVË- Teksa kryeministraj e Serbisë Ana Brnabiç pritet të vizitojë sot Kosovën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Sipas axhendës Bislimi dhe Nagavci do të zhvillojnë takime me deputetin shqiptar të parlamentit serb Shaip Kamberi si dhe krerët e komunës së Bujanocit.

Agjenda:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

besnik bislimi ne luginen e presheves arbërie nagavçi

Sondazh

Poll