Politike

VD- Rishfaqet Lulzim Basha, filmohet me Aurelën në Amsterdam, të dy pranë një kantieri ndërtimi

Lulzim Basha shfaqet i qeshur në krah të bashkëshortes së tij, Aurela Bashës, në një zonë pranë të cilës po ndërtohet.

3 Shtator 2022, 14:24 Nga k.m.
VD- Rishfaqet Lulzim Basha, filmohet me Aurelën në Amsterdam, të
Lulzim dhe Aurela Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, Basha shfaqet i qeshur në krah të bashkëshortes së tij, Aurela Bashës, në një zonë pranë të cilës po ndërtohet. Zonja e Bashës shfaqet gjithë kohës duke folur në telefon, ndërsa ish-kryedemokrati qesh teksa bisedon me disa persona të tjerë. Po ashtu, ajo që bie në sy është fakti që si Basha, ashtu edhe Aurela janë veshur me të njëjtat ngjyra, gri dhe të bardhë. 

Ndërkohë që prej disa kohësh Basha nuk shfaqet publikisht në Shqipëri, madje nuk është shfaqur as në Kuvend ku ende mban postin e deputetit.

lulzim basha aurela basha

Sondazh

Poll