Bota

Brnabiç në Veri të Kosovës, ndalon edhe në Mitrovicë

Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.

5 Shtator 2022, 08:02 Nga A.B
Brnabiç në Veri të Kosovës, ndalon edhe në
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Veri të Kosovës. Në vizitën e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç do të ndalojë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç.

Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Ai u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

ana brnabiç ne kosove ana brnabiç

Sondazh

Poll