Bota

ME VIDEO- Grabitën me armë banesën, momenti kur hajduti pëson goditje në tru

Autorët kanë lidhur me rripa plastikë prindërit dhe djalin e tyre të vogël dhe më pas kanë rrëmbyer një shumë parash dhe sende me vlerë dhe janë larguar. 

4 Shtator 2022, 22:08 Nga k.m.
ME VIDEO- Grabitën me armë banesën, momenti kur hajduti
Pamje nga grabitja

GREQI- Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në një shtëpi në katin e parë në Nafplio të Greqisë. Dy grabitës kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë peng me armë tre anëtarët e familjes. Autorët kanë lidhur me rripa plastikë prindërit dhe djalin e tyre të vogël dhe më pas kanë rrëmbyer një shumë parash dhe sende me vlerë dhe janë larguar. 

Grabitësit, sipas ANT1, kaluan zonën e Pronoias dhe Synoikismus dhe u ndalën në semaforët e rrugës Argos dhe aty njëri prej tyre është rrëzuar nga një goditje në tru. Në vendngjarje kanë qenë punonjësit e pastrimit të Bashkisë, të cilët pa ditur se çfarë kishte ndodhur, kanë nxituar në ndihmë të autorit të rrëzuar.

Hajduti tjetër e kishte hapur ndërsa armën e hodhi në koshin e plehrave që ndodhej në vendngjarje. Autori është dërguar në spital dhe po trajtohet nën roje në gjendje kritike për jetën. Në spital është dërguar edhe nëna e të riut, e cila ishte goditur në kokë.

grabitje ne greqi greqi

Sondazh

Poll