Bota

Nga 10 gushti mbahej në jetë me aparatura/ Për pak ditë kishte dasmën, oficerja vritet gjatë një operacioni droge

Burton do të martohej me partneren Sierra Neal muajin e kaluar, por nëntë ditë para ditës së lumtur, ajo u qëllua tragjikisht në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

4 Shtator 2022, 21:28 Nga k.m.
Nga 10 gushti mbahej në jetë me aparatura/ Për pak ditë
Seara Burton

SHBA- Oficerja 28-vjeçare Seara Burton ka ndërruar jetë pasi u qëllua gjatë një ndalimi trafiku më 10 gusht. Ajo u qëllua për vdekje vetëm disa ditë para ditës së dasmës së saj, ndërsa tashmë i është hequr aparati jetësor. Burton do të martohej me partneren Sierra Neal muajin e kaluar, por nëntë ditë para ditës së lumtur, ajo u qëllua tragjikisht në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pasi u hoq nga shërbimi jetësor, Burton filloi të merrte frymë vetë, pavarësisht se lëndimet e saj u përshkruan si "të pariparueshme". Megjithatë, kryebashkiaku i Riçmondit, Dave Snow njoftoi se vdekja e oficerit Burton ishte "e afërt".

Më 10 gusht, Burton dhe njësia e saj u thirrën në North 12th Street pasi në një garazh ku besohej se po ndodhte një shkëmbim droge.

Burton dhe qeni i saj i policisë Brev kryen një test nuhatjeje mbi një person dhe motoçikletën e tij, me qenin që tregoi se kishte lëndë narkotike – në atë moment ai nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë Burton./Wane

seara burton

Sondazh

Poll