Bota

Avioni “fantazmë” nuk i përgjigjet thirrjeve të kullës mbi Gjermani, dyshohet se është rrëzuar pranë Suedisë

Avioni duhet të ulej në Këln të Gjermanisë, por piloti dyshohet se ka humbur ndjenjat ndërsa i ka mbaruar edhe karburanti. Një radio suedeze ka raportuar se avioni ka rënë, ndërsa nuk dihet fati i katër pasagjerëve në bord.

4 Shtator 2022, 21:53 Nga k.m.
Avioni “fantazmë” nuk i përgjigjet thirrjeve të
Foto ilustruese

GJERMANI- Një avion privat me katër persona në bord dyshohet se është rrëzuar në Detin Baltik pasi kishte mbetur pa karburant. Avionët luftarakë u përpoqën për të kapur avionin Cessna Citation 551 ndërsa ai fluturonte në brigjet e Suedisë.

Avioni duhet të ulej në Këln të Gjermanisë, por piloti dyshohet se ka humbur ndjenjat ndërsa i ka mbaruar edhe karburanti. Një radio suedeze ka raportuar se avioni ka rënë, ndërsa nuk dihet fati i katër pasagjerëve në bord.

Të dhënat e ofruara nga FlightRadar24 treguan se avioni po qarkullonte mbi Detin Baltik pranë qytetit portual të Letonisë Ventspils përpara se gjurmimi të humbiste rreth orës 19:44 me orën lokale. Tabloidi gjerman Bild citoi burime që pretenduan se piloti kishte raportuar më parë probleme me presionin e kabinës në aeroplanin 43-vjeçar. Megjithatë shkaku i rrëzimit do duhet të përcaktohet nga kutia e zezë./paddleyourownkanoo.com

gjermani

Sondazh

Poll