Bota

Nirvana fiton gjyqin për kopertinën e albumit Nevermind të vitit 1991

Por gjykatësi tha se e kishte lënë shumë vonë për të pretenduar se ishte shfrytëzuar. Elden tani nuk mund ta rikthejë çështjen, megjithëse ekipi i tij ligjor u tha mediave amerikane se do të apelonte vendimin.

4 Shtator 2022, 22:55 Nga k.m.
Nirvana fiton gjyqin për kopertinën e albumit Nevermind të vitit
Kopertina e albumit

SHBA- Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë padinë e një 31-vjeçari kundër Nirvana-s për kopertinën ikonë të albumit "Nevermind" të grupit të vitit 1991, i cili e shfaqte atë të zhveshur kur ka qenë fëmijë. Spencer Elden, 31 vjeç, tha se paraqitja e tij në pjesën e përparme të albumit Nevermind përbënte abuzim seksual të fëmijëve.

Por gjykatësi tha se e kishte lënë shumë vonë për të pretenduar se ishte shfrytëzuar. Elden tani nuk mund ta rikthejë çështjen, megjithëse ekipi i tij ligjor u tha mediave amerikane se do të apelonte vendimin.

Padia u fokusua në një fotografi të Elden, ende foshnje ku shfaqej duke notuar lakuriq në një pishinë drejt një kartëmonedhe 100 dollarëshe e kapur në një grep peshku. Ai kërkonte 150,000 dollarë (130,000 £) si dëmshpërblim.

Fotografi Kirk Weddle ishte mes të pandehurve, si dhe ish-anëtarët e Nirvana-s, Dave Grohl dhe Krist Novoselic, si dhe Courtney Love, e veja e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain.

Elden e paraqiti çështjen e tij në vitin 2021, por padia u rrëzua dhe më pas u rikthye në janar. Mbrojtja kishte argumentuar se Elden në fakt e kishte shijuar të qenit "fëmija Nirvana", duke vënë në dukje se ai e kishte rikrijuar fotografinë në jetën e mëvonshme.

Prindërit e Elden u paguan 200 dollarë (173 £) për foton në vitin 1991 nga ai që atëherë ishte një grup relativisht i panjohur. Më vonë, shitjet në mbarë botën të Nevermind kaluan 30 milionë, duke e bërë atë një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave./BBC

nirvana

Sondazh

Poll