Bota

Kriza energjike, parashikimi i TIMES: Evropa nuk e ka parë akoma më të keqen, pret dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Vendimi i Gazprom-it të Rusisë për të imponuar mbyllje  të gazsjellësit Nord Stream ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini heq prizën.

4 Shtator 2022, 20:25 Nga k.m.
Kriza energjike, parashikimi i TIMES: Evropa nuk e ka parë akoma më
Foto ilustruese

Perëndimi duket se do të përballet me dimrin më të vështirë, duke bërë që të zhytet akoma më shumë në tunelin e krizës energjetike. Kontinenti i Vjetër është në këtë situatë që të kujton një "luftë nervash", me qeveritë që angazhohen në konsultime dhe punë maratonë duke u përpjekur të vendosin një tavan në konsumin e ngrohjes në ndërtesat publike.

Vendimi i Gazprom-it të Rusisë për të imponuar mbyllje  të gazsjellësit Nord Stream ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini heq prizën. Si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për të përmirësuar çmimet, shtatë ekonomitë më të fuqishme në planet, G7, po promovojnë vendosjen e një tavani mbi çmimin e gazit natyror dhe naftës ruse.

Në këtë peizazh janë ogurzeze vlerësimet e revistës amerikane TIME, e cila në titull shkruan: Kriza energjetike në Europë do të thellohet.

Sipas ekspertit të energjisë Llewelyn King, fundi i këtij viti për Evropën ka të ngjarë të jetë "dimri i saj më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga 1944 deri në 1945".

“Çmimet e gazit natyror arritën në 3,100 dollarë për 1,000 metër kub në mes të gushtit, një rritje prej 610% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si pasojë e rritjes së kostove të hyrjes së karburantit, çmimet standarde të energjisë elektrike në Evropë janë rritur pothuajse 300% në vitin 2022, duke thyer rekorde. Në përgjithësi, çmimet e energjisë janë dhjetë herë më të larta se mesatarja pesëvjeçare,"-shkruhet në artikull.

Më e keqja nuk ka ardhur ende, shton King. Ndërsa Kontinenti evropian është larg të qenit gati. Ndërsa si çdo vit, kërkesa për gaz natyror do të rritet në mënyrë dramatike në dimrin e ardhshëm./Protothema

kriza energjitike

Sondazh

Poll