Bota

Çfarë masash do merren ndaj Rusisë? Zelenskyy telefonon Von der Leyen

Volodymyr Zelenskyy ka komentuar telefonatën në Twitter.

4 Shtator 2022, 20:02 Nga k.m.
Çfarë masash do merren ndaj Rusisë? Zelenskyy telefonon Von der
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë diskutuar hapat për të kufizuar të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi. Zelenskyy ka komentuar telefonatën në Twitter.

"Patë një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Diskutuam shpërndarjen e këstit të ardhshëm të ndihmës makrofinancuese të BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Theksuam nevojën për të përgatitur paketën e 8-të të sanksioneve, duke përfshirë ndalimin e dhënies së vizave për qytetarët rus,”- ka shkruar Zelenskyy.

Zelenskyy tha gjithashtu se ai dhe von der Leyen kishin koordinuar hapat për të kufizuar fitimet e tepërta të Rusisë nga shitja e naftës dhe gazit.

Von der Leyen tha më 2 shtator se BE-ja duhet të kufizojë çmimin e gazit natyror rus në mënyrë që të parandalojë përpjekjet e presidentit Vladimir Putin për të manipuluar tregun e energjisë. Ndërsa ministrat e Financave të vendeve të G7 miratuan një kufi të çmimit për importet e naftës ruse në mënyrë që të privojnë Rusinë nga të ardhurat shtesë të nevojshme për të vazhduar agresionin e armatosur kundër Ukrainës./ Ukrinform.net

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll