Bota

Inkurajonte njerëzit të bëheshin 'aktorë pornografie', Instagram pezullon llogarinë e Pornhub

Në llogarinë e saj në Instagram, Pornhub ndan video dhe imazhe jo pornografike.

4 Shtator 2022, 12:33 Nga A.B
Inkurajonte njerëzit të bëheshin 'aktorë
Pornhub

SHBA- Instagram ka pezulluar llogarinë e ndjekur gjerësisht të Pornhub në platformën sociale. 'Variety' raporton se përpara se llogaria e faqes seksuale të hiqej nga Instagrami, Pornhub kishte 13.1 milionë ndjekës dhe më shumë se 6200 postime. Përfaqësuesit e Metës, kompania mëmë e Instagramit, nuk dhanë asnjë koment për mediat pas kësaj lëvizje. 

Pezullimi i faqes vjen një muaj pasi Visa dhe Mastercard ndërprenë pagesat e TrafficJunky, krahu i reklamave të kompanisë mëmë Pornhub MindGeek. Kjo pasoi një vendim të gjykatës federale në korrik që refuzoi kërkesën e Visa për t'u hequr nga një çështje në të cilën MindGeek po paditet për shpërndarje të pornografisë për fëmijë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Pornhub ndan video dhe imazhe jo pornografike. Megjithatë, ajo kishte "promovuar drejtpërdrejt pornografi" dhe kishte shfaqur video si "Objektivi i ardhshëm i karrierës" që inkurajonte njerëzit të bëheshin interpretues pornografie, sipas Dawn Hawkins, CEO i Qendrës Kombëtare për Shfrytëzimin Seksual. NCOSE kishte qenë në mesin e një grupi avokatësh që kanë lobuar në Instagram për të hequr Pornhub.

Llogaria e Pornhub në Twitter (3.4 milionë ndjekës) mbetet aktive, ashtu si edhe kanali i tij zyrtar në YouTube (882,000 abonentë), ku ndan përmbajtje video "të sigurt për punë".

pornhub instagram

Sondazh

Poll