Bota

Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, Kurti: E bënë nga inati

Kurti u shpreh se sulmi u bë nga inati e jo për ndonjë arsye tjetër.

4 Shtator 2022, 11:31 Nga A.B
Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, Kurti: E bënë nga
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së sotme komentoi sulmin e djeshëm që u bë nga anëtarët e Partisë Social Demokrate ndaj ministrit të Financave Hekuran Muratit. Kurti u shpreh se sulmi u bë nga inati e jo për ndonjë arsye tjetër.

Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Përndryshe, nuk kemi të bëjmë as me kritika as me kundërshtim, veçse me inati. Pra mund të jesh kundër kësaj pakoje, ose mund të jesh i udhëhequr nga inati. Secila më keq se tjetra”, tha ai.

Ditën e djeshme, Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrit Hekuran Murati, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia dhe Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

albin kurti hekuran murati

Sondazh

Poll