Bota

Gjermania shpall paketë antikrizë prej 65 milionë eurosh, përfitojnë studentët dhe pensionistët

Olaf Scholz tha se qeveria e tij do të jepte 1.5 miliardë euro për vazhdimin e uljeve të transportit publik pasi oferta mujore e biletës së udhëtimit në vend prej 9 eurosh skadoi në fund të gushtit pas tre muajsh.

4 Shtator 2022, 11:58 Nga A.B
Gjermania shpall paketë antikrizë prej 65 milionë eurosh,
Euro

GJERMANI- Qeveria gjermane ka shpallur paketën antikrizë prej 65 miliardë eurosh (64.7 miliardë dollarë) për të lehtësuar presionin mbi familjet në mes të inflacionit dhe kostove të energjisë. 'DW' raporton se paketa e tretë e masave të ndihmës deri më tani përfshin plane për vazhdimin e transportit publik më lirë dhe uljen e taksave për kompanitë me energji intensive. Në këtë plan, studentët përfitojnë 200 euro në muaj ndërsa pensionistët 300 euro.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, inflacioni në Gjermani u rrit në pothuajse 8% në gusht, pas rënies së lehtë në qershor dhe korrik për shkak të programeve afatshkurtra të qeverisë për të ulur barrën e konsumatorit në sektorin e transportit.

Sektori energjetik ka parë rritjen më të madhe të çmimeve me pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet pasuese kundër Moskës, duke nxitur një garë kundër kohës për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus përpara dimrit.

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve kancelari Olaf Scholz tha se qeveria e tij do të jepte 1.5 miliardë euro për vazhdimin e uljeve të transportit publik pasi oferta mujore e biletës së udhëtimit në vend prej 9 eurosh skadoi në fund të gushtit pas tre muajsh.

Scholz tha gjithashtu se taksat do të vendosen mbi kompanitë e energjisë për të ulur çmimin e gazit, naftës dhe qymyrit për konsumatorët.

Kancelari dha siguri për furnizimin me energji të Gjermanisë përpara dimrit pasi Rusia kohët e fundit ndaloi furnizimet me gaz në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1.

gjermania paketa antikrize ne gjermani

Sondazh

Poll