Bota

Vizita e Bërnabiç në Kosovë, Kurti: Pres që ajo të mos japë deklarata përçarëse

Kurti në një konferencë për media tha se pret që Bërnabiç të mos japë deklarata përçarëse sikurse kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

4 Shtator 2022, 12:22 Nga I.A
Vizita e Bërnabiç në Kosovë, Kurti: Pres që ajo
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç gjatë vizitës së saj në Kosovë, të ketë kujdes në deklaratat që do japë. Kurti në një konferencë për media tha se pret që Bërnabiç të mos japë deklarata përçarëse sikurse kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

“Pres që zonja Bërnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tansionimin dhe destabilizimin”, tha Kurti.

Ai tha se kemi nevojë të përqëndrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve, ndërsa vazhdoi me lavdata për qeverisjen e tij.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo joshumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç. Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviç, drejtor i kësaj Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

petar petkoviç ana bërnabiç albin kurti

Sondazh

Poll