Bota

Sulm në Beograd, një person futet brenda një ndërtese, sulmon me thikë 3 persona

Policia ka mundur të ndalojë autorin e sulmit.

4 Shtator 2022, 12:06 Nga A.B
Sulm në Beograd, një person futet brenda një ndërtese,
Pamje nga vendi i ngjarjes

BEOGRAD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Beograd. 'Alo.rs'  raporton se një person ka hyrë brenda një ndërtese në rrugën 'Admiral Geprat' duke sulmuar njerëzit me thikë. 

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi me thikë. Policia ka mundur të ndalojë autorin e sulmit. Ende mbeten të paqarta arsyet se përse ky person vendosi të sulmojë njerëzit. 

Ambulanca ka dërguar në spital personat e lënduar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar më shumë detaje për sulmin. 

sulm me thike ne beograd

Sondazh

Poll