Bota

VIDEO/ Policia britanike kërkon falje që dënoi gabimisht burrin i cili u ekzekutua 70 vite më parë

Pas 70 vitesh ekzekutim në një burg britanik, familjes së një burri të dënuar gabimisht për vrasje i është kërkuar falje nga policia për “vuajtjet e tmerrshme” që shkaktoi dështimi i drejtësisë.

4 Shtator 2022, 10:17 Nga s.s
VIDEO/ Policia britanike kërkon falje që dënoi gabimisht burrin i
Mahmood Mattan

BRITANI- Pas 70 vitesh ekzekutim në një burg britanik, familjes së një burri të dënuar gabimisht për vrasje i është kërkuar falje nga policia për “vuajtjet e tmerrshme” që shkaktoi dështimi i drejtësisë.

Mahmood Mattan, një somalez britanik, babai i tre fëmijëve, u var në moshën 28-vjeçare në shtator 1952 pasi u dënua për vrasjen e Lily Volpert në dyqanin e saj të rrobave në Cardiff. Ai protestoi deri në fund për pafajësinë e tij, raporton BBC.

Jeremy Vaughan, shefi i policisë së Uellsit tha se ishte e duhur që të bëhej kërkimfalja në emër të policisë. “Ky është një rast i kohës, racizmi, paragjykimi do të kenë qenë të përhapura në të gjithë shoqërinë, duke përfshirë sistemin e drejtësisë penale. Edhe në këto ditë, ende po punojmë fort që të sigurojmë që racizmi dhe paragjykimi të çrrënjosen nga shoqëria dhe sistemi i drejtësisë”, tha ai.

Bashkëshortja dhe tre djemtë e Mattanit bënë fushatë për 46 vite që emri i tij të pastrohej, por ata tashmë kanë vdekur. Tanya Mattan, mbesa e burrit, tha se kërkimfalja ishte “shumë e vonuar për njerëzit që u ndikuan drejtpërdrejt pasi ata nuk janë më gjallë”.

Mattan u arrestua brenda disa orësh pas vrasjes së Volpertit dhe u gjykua duke u dënuar nga një juri që ishin të gjithë të racës së bardhë. Arrestimi i tij u bë, pavarësisht se nuk pati prova mjekoligjore dhe se Mattani kishte alibinë e tij që mbështetej nga dëshmitarë. Në vitin 2001, familja Mattan mori dëmshpërblim, por nuk ka pranuar kërkimfalje nga policia deri më tani.

britani britaniku policia britanike

Sondazh

Poll