Bota

Ngjashmëri e frikshme, zgjidhen aktorët që do të interpretojnë Kate Middleton dhe Princin William në "The Crown"

Pas një proçesi gjithëpërfshirës të përzgjedhjes, drama e Netflix “The Crown” ka gjetur Princin William dhe Kate Middleton për sezonin e gjashtë të shfaqjes, i cili do të shfaqë takimin e çiftit mbretëror në Universitetin St. Andrew në 2001.

4 Shtator 2022, 10:58 Nga s.s
Ngjashmëri e frikshme, zgjidhen aktorët që do të
Princ William dhe Kate Middleton

BRITANI- Pas një proçesi gjithëpërfshirës të përzgjedhjes, drama e Netflix “The Crown” ka gjetur Princin William dhe Kate Middleton për sezonin e gjashtë të shfaqjes, i cili do të shfaqë takimin e çiftit mbretëror në Universitetin St. Andrew në 2001.

Meg Bellamy do të jetë protagonistja që do të luajë rolin e princeshë Kate Middleton. Gjithashtu, janë zbuluar edhe dy aktorët më të mirë për të luajtur Princin William, Rufus Kampa, 16 vjeç dhe Ed McVey 21 vjeç.

Kampa do të shfaqet në episodet që tregojnë se si Familja Mbretërore Britanike u përball me vdekjen tragjike të nënës së Uilliamit, Dianës, Princeshës së Uellsit, e cila vdiq në gusht të vitit 1997, raporton yahoo.com.

Sipas Variety, sezoni i gjashtë i “The Crown” do të jetë gjithashtu debutimi profesional i Bellamy. Prodhimi i sezonit të gjashtë i dramës do të fillojë më vonë këtë vit, pak para se sezoni i pestë të publikohet në Netflix.

Ngjashmëri e frikshme, zgjidhen aktorët që do të
Protagonistët e filmit

kate middleton princ william the crown netflix britani

Sondazh

Poll