Bota

VIDEO/ E frikshme, 44-vjeçari brazilian mbijeton 11 ditë në Oqeanin Atlantik duke lundruar i vetëm

një burrë Brazilian, Romualdo Macedo Rodrigues, 44-vjeçar, i cili është peshkatar thuhet se mbijetoi 11 ditë në Oqeanin Atlantik muajin e kaluar, duke u strehuar brenda një frigorifer pasi varka e tij u mbyt.

4 Shtator 2022, 10:37 Nga s.s
VIDEO/ E frikshme, 44-vjeçari brazilian mbijeton 11 ditë në
Burri brazilian mbijeton 11 ditë në oqean duke lundruar i vetëm

OQEANI ATLANTIK- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, pasi një burrë Brazilian, Romualdo Macedo Rodrigues, 44-vjeçar, i cili është peshkatar thuhet se mbijetoi 11 ditë në Oqeanin Atlantik muajin e kaluar, duke u strehuar brenda një frigorifer pasi varka e tij u mbyt.

Gjatë një udhëtimi peshkimi në fillim të gushtit që supozohej të zgjaste tre ditë, çarjet në varkën e tij filluan të mbusheshin me ujë, duke e fundosur anijen në brigjet e Brazilit verior. Ai mundi të hidhej brenda frigoriferit për të qëndruar gjallë dhe një grup peshkatarësh e gjetën atë 11 ditë më vonë në brigjet e Surinamit, raporton Daily Mail.

Sipas Record TV ai u trajtua në një spital në Surinam dhe u ndalua nga autoritetet për disa ditë sepse nuk kishte dokumentacion të duhur dhe tashmë ai është rikthyer në Brazil. Ai tha se nuk dinte të notojë dhe se brenda në frigoriferin e tij filloi të futej ujë i cili kishte përdorur duart e tij për ta hequr atë.

“Kam lindur përsëri. Mendova se nuk do ta tregoja këtë histori, por jam kthyer këtu. Isha i dëshpëruar. Mendova se po më vinte fundi. Por falë Zotit, Zoti më dha një shans më shumë. E pashë që frigoriferi nuk po fundosej. U hodha brenda, ra në njërën anë dhe u mbajt normalisht. Ai ngrirës ishte Zoti në jetën time. E vetmja gjë që kisha ishte ngrirësi. Ishte një mrekulli”, tha Rodrigues për Record TV.

brazil oqeani atlantik permbytje me varke

Sondazh

Poll