Bota

VIDEO/ Çmimi tavan për naftën ruse shpërthen në festë Parlamentin Evropian, brohoritje e duartrokitje

Në mbledhjen që u mbajt në Gjermani ata u shprehën se ky vendim do të sjellë pasoja pozitive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe pse ende nuk është vendosur vlera e saktë e këtij çmimi tavan.

3 Shtator 2022, 23:33 Nga F.M
VIDEO/ Çmimi tavan për naftën ruse shpërthen në
Parlamenti Evropian

GJERMANI- Parlamenti Evropian shpërtheu në festë pas vendimit të G7 për të vendosur një çmim tavan për blerjen e naftës ruse. Vendimi u mor nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare të G7-së. Të gjithë nisën të brohorisnin, duartrokisnin e filmonin festën brenda sallës.

Në mbledhjen që u mbajt në Gjermani ata u shprehën se ky vendim do të sjellë pasoja pozitive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe pse ende nuk është vendosur vlera e saktë e këtij çmimi tavan.

Më herët edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Leyen mbështeti idenë e një çmimi tavan jo vetëm për naftën, por edhe për gazin rus.

Ky propozim ka mbështetjen e SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe.

parlamenti evropian ursula fon der leyen

Sondazh

Poll