Bota

Zonja e parë e Ukrainës: Nëse britanikët numërojnë qindarkat, ne numërojmë viktima

Gruaja e Volodymyr Zelenskyy u pyet se çfarë mesazhi kishte për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që po përballen me rritjen e faturave të energjisë.

3 Shtator 2022, 18:20 Nga F.M
Zonja e parë e Ukrainës: Nëse britanikët numërojnë
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy

UKRAINË- Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy ka kërkuar sërish mbështetje për vendin e saj. BB shkruan se Zelenskyy është shprehur se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër. Gruaja e Volodymyr Zelenskyy u pyet se çfarë mesazhi kishte për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo tha vetëm kaq: Nëse britanikët numërojnë qindarkat, ukrainasit numërojnë viktima!

“E kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, dhe është ende me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë. Por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Pra, kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona,”- tha ajo.

Zonja e parë theksoi se është me rëndë të vazhdohet të theksohet numri i të vdekurve në luftë.

“Duhet t’i tregojmë këto histori, t’i theksojmë, sepse këto janë fytyrat e një lufte. Asnjë numër bombash të hedhura, as shuma e parave të shpenzuara, histori njerëzore dhe ka një mijë histori të tilla përreth. Duhen përsëritur çdo ditë që të mos harrohen,”- përfundoi ajo.

olena zelenskyy volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll