Bota

Rimarrja e Krimesë, ish-kancelari gjerman kundër Zelenskyy-t: Ide e pakuptimtë

3 Shtator 2022, 18:14 Nga k.m.
Rimarrja e Krimesë, ish-kancelari gjerman kundër Zelenskyy-t: Ide e
Gerhard Schroeder

GJERMANI- "Nuk ka asnjë perspektivë që Ukraina të rimarrë Krimenë me forcë, pasi shumica dërrmuese e popullsisë vendase janë rusë etnikë,"-kështu ka pohuar në një intervistë ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder.

Duke folur për gazetën spanjolle ABC të shtunën e kaluar, Schroeder tha: Ideja që Presidenti Zelenskyy mund të ripushtojë [Krimenë] ushtarakisht nuk ka kuptim. Schroder, i cili udhëhoqi Gjermaninë nga viti 1998 deri në vitin 2005, vuri në dukje se ishte lideri sovjetik Nikita Hrushovi që e bëri Krimenë pjesë të Republikës Sovjetike Socialiste të atëhershme të Ukrainës, duke menduar se BRSS do të "zgjatte aq sa Kisha Katolike".

Ish-kancelari shtoi se beson që Uashingtoni është i shqetësuar pasi e di se po humbet hegjemoninë e tij globale, me Kinën që është rivali kryesor. Rusia, megjithatë, nuk është në të njëjtin nivel me SHBA-në ekonomikisht, dhe për këtë arsye nuk është një konkurrent serioz.

Veterani 78-vjeçar i politikës gjermane tha se Pekini po vepron në këtë konflikt në një mënyrë jashtëzakonisht racionale, duke blerë naftë dhe gaz rus me zbritje. Kombet evropiane, nga ana tjetër, mund të bëjnë një gabim të madh duke u mbështetur shumë në SHBA dhe mund të përfundojnë duke humbur autonominë e tyre.

Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për ekzistencën e Bashkimit Evropian në sytë e Schroeder. Ai e përshkroi si një "hap pozitiv" vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n./RT

gerhard schroeder gjermani

Sondazh

Poll