Aktualitet

VIDEO/ Bombë makinës në Kolumbi, vriten shtatë efektivë policie, një i plagosur

Ata po largoheshin nga event në Huila kur automjeti në të cilin ndodheshin u shpërthye nga një minë që u kishin vendosur në rrugë, për tu zënë pritë.

3 Shtator 2022, 15:38 Nga F.M
VIDEO/ Bombë makinës në Kolumbi, vriten shtatë efektivë
Sulmi në Kolumbi

KOLUMBI- Shtatë oficerë policie janë vrarë dhe një i tetë ka mbetur i plagosur nga sulm me armë zjarri në Kolumbi. Ëilson Cuellar Losada, Luis Sabi Gutiérrez, Duverney Carreño Rodríguez, Jhon Bautista Vargas dhe Cristian Cubillos Borbon, Santiago Gómez Endes dhe Arles Mauricio Pascuas Figueroa janë identifikuar të vrarët, ndërsa i plagosuri është Gustavo Alberto Esquivel Rojas.

Ata po largoheshin nga event në Huila kur automjeti në të cilin ndodheshin u shpërthye nga një minë që u kishin vendosur në rrugë, për tu zënë pritë. El Tiempo publikoi pamjet e rënda nga sulmi i bërë ku duken edhe trupat e efektivëve.

Ky është sulmi më i rëndë që i është bërë Policisë Kolumbiane që nga viti 2019, kur u vranë 22 efektivëve në një makinë-bombë. Gjatë natës u mbajtën homazhe për ushtarët e ndjerë, shumica e të cilëve nën moshën 20 vjeç.

kolumbi sulm ne kolumbi

Sondazh

Poll