Aktualitet

Po pinte kafe në lokal me armën në brez, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Alket Bardhi u ndalua nga blutë e kryqytetit dhe në momentin e arrestimit iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një thikë që i mbante me vete.

3 Shtator 2022, 14:39 Nga e.k
Po pinte kafe në lokal me armën në brez, arrestohet
Arma dhe thika e sekuestruar

TIRANË- Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit ditën e sotme pasi pas kontrollit fizik iu gjetën armë dhe thikë. Ai u arrestua në një lokal ku po pinte dhe kafen.

Alket Bardhi u ndalua nga blutë e kryqytetit dhe në momentin e arrestimit iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një thikë që i mbante me vete.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Klienti", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Njazi Mela", në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit", dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll