Aktualitet

Shembjet tek Prestige Resort, Andi Bushati kujton bisedën me Ramën: Kur Nano i bënte presion TV Klanit tha 'qenka çmend qorri'

Andi Bushati shkruan kjo bisedë është bërë në fillim të viteve 2000, kur asokohe Fatos Nano kryeministër donte që t'i bënte presion Fatos Nanos.

3 Shtator 2022, 14:34 Nga k.m.
Shembjet tek Prestige Resort, Andi Bushati kujton bisedën me Ramën:
Andi Bushati, Fatos Nano dhe Edi Rama

TIRANË- Analisti Andi Bushati, duke iu referuar shembjeve në Prestige Resort, ka risjellë në kujtesë një bisedë telefonike të tij me kryeministri Edi Rama. Në rrjetin e tij social në Facebook, Andi Bushati shkruan kjo bisedë është bërë në fillim të viteve 2000, kur asokohe Fatos Nano kryeministër donte që t'i bënte presion Fatos Nanos.

“Mbaj mend ato dite nje telefonate nga Edi Rama: “Qeka çmen qorri- me thoshte-, ka lujt menç, nuk mund te sillet nje kryeminister keshtu me mediat, a e kupton ai sa dem i ben vetes e pastaj dhe ne te gjitheve,”- shkruan Bushati.

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisi ditën e djeshme për prishjen e 2 pishinave që sipas IKMT janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje ka sjellë dhe reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë ë një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IKMT-së është komfort regullave.

andi bushati fatos nano shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll