Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Rodos e mbuluar me mister! Familjarët i kishin shumë borxhe, çfarë dihet deri tani

Ndërsa zhdukja e kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve u raportua mbrëmjen e së dielës, një kamerier në një restorant në Falirak ka dëshmuar se 36-vjeçari ka ngrënë së bashku me dy bashkatdhetarët e tij dhe një fëmije 10-vjeçar në lokale të hënën pasdite. Përveç kësaj, ka një deklaratë nga një ushtar që e ka parë atë në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

3 Shtator 2022, 14:13 Nga e.k
Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Rodos e mbuluar me mister!
Xhani Topali

GREQI- Zhdukja nga Rodosi e biznesmenit shqiptar Xhanio Topalli, i njohur në fushën e ndërtimeve në zonë është mbuluar me mister dhe po kthehet në një serial triller.

Punonjësit e policisë që po kryen një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies në një pikë pranë mermerëve të zonës.

Një dëshmitar ka pikasur makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij është fikur që në mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa zhdukja e kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve u raportua mbrëmjen e së dielës, një kamerier në një restorant në Falirak ka dëshmuar se 36-vjeçari ka ngrënë së bashku me dy bashkatdhetarët e tij dhe një fëmije 10-vjeçar në lokale të hënën pasdite. Përveç kësaj, ka një deklaratë nga një ushtar që e ka parë atë në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

Duke qenë se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet , është për t’u habitur që ai nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier i cili do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë.

Një natë më parë ai dyshohet se ka pasur një takim me një tjetër hotelier me të cilin kanë rënë dakord për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër. Megjithatë autoritetet dolën në përfundimin se më në fund takimi i tyre është anuluar. Zhdukja e tij ka shkaktuar shqetësim te familjarët dhe miqtë. Bashkëshortja dhe vëllai i tij, të shoqëruar nga avokati i tyre, njoftuan Prokurorin Publik, drejtorin e Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez dhe efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos dhe AT Arch. 

Shqiptari për herë të fundit është parë mbrëmjen e 28 gushtit. Sipas familjarëve ai ka qenë atë mbrëmje me miqtë e tij. Ata kanë tentuar disa herë që t'i telefonojnë për telefoni i ka dalë i fikur duke alarmuan familjarët e tij.

Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës. Të gjitha portat e daljes nga ishulli u kontrolluan (Kolonas dhe porti Akadia dhe nisjet nga aeroporti) por asgjë nuk doli.

xhani topalli

Sondazh

Poll