Aktualitet

FIER/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! 4 të plagosur

Sipas informacioneve bëhet me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

3 Shtator 2022, 14:23 Nga e.k

FIER/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! 4 të plagosur

FIER- Një aksident është shënuar pak më parë në autostradën Levan-Tepelenë. Një makinë tip “Toyota” ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve bëhet me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Bëhet e ditur se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

fier aksidentet rrugore

Sondazh

Poll