Aktualitet

Shembjet në 'Prestige Resort'/ IKMT "zbarkon" sërish sot, forca të shtuara policie në hotel

Siç dhe rapoprtohet forca të shumta janë në ambientet e resortit për të siguruar punën e IKMT. Ndërkohë nga ana e drejtuesve nuk ka pasur asnjë rezistencë si dhe nuk është krijuar asnjë problem

3 Shtator 2022, 09:00 Nga e.k
Shembjet në 'Prestige Resort'/ IKMT "zbarkon"
Pamje nga "Prestige Resort"

DURRËS- Ka vijuar dhe ditën e sotme aksioni i Ispektoriatit të Mbrojktjes së Territorit për shembjet në "Prestige Resort".

Siç dhe raportohet forca të shumta policie janë në ambientet e resortit për të siguruar punën e IKMT. Ndërkohë nga ana e drejtuesve nuk ka pasur asnjë rezistencë si dhe nuk është krijuar asnjë problem

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisi ditën e djeshme për prishjen e 2 pishinave që sipas IKMT janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje ka sjellë dhe reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë ë një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IKMT-së është komfort regullave.

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll