Aktualitet

Sulmi me armë ndaj efektivëve/ Dëshmia: Parakaluam mjetin e autorëve, menduan iu bëmë atentat e na qëlluan

Sipas dëshmisë së dhënë para kolegëve efektivët janë shprehur se shkak për sulmin me armë mund të jetë bërë një parakalim i "gabuar" që ata mund të kenë bërë. Ata thanë se kanë parakaluar mjetin tip "Volksëagen" dhe në këtë moment autorët mund të kenë menduar se po u bëhet atentat dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

3 Shtator 2022, 08:12 Nga e.k
Sulmi me armë ndaj efektivëve/ Dëshmia: Parakaluam mjetin e
Narko Mehmetaj dhe Angjelo Breshani

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas sulmit me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë ndaj dy efektivëve të Policisë, Narko Mehmetaj dhe Angjelo Bezhani. 

Sipas dëshmisë së dhënë para kolegëve efektivët janë shprehur se shkak për sulmin me armë mund të jetë bërë një parakalim i "gabuar" që ata mund të kenë bërë. Ata thanë se kanë parakaluar mjetin tip "Volkswagen" dhe në këtë moment autorët mund të kenë menduar se po u bëhet atentat dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Pesë gëzhoja u gjetën nga Policia në vendngjarja por që fatmirësisht Narko dhe Bezhani kanë shpëtuar pa lëndime. Efiktëvët pas sulmit me armë ndaj tyre mësohet se kanë hequr targën e makinës nga frika se mund të kishin probleme.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nuk përjashtohet mundësia e një atentati për shkak të detyrës. Deri më tani ka shoqëruar deri më tani 8 persona, që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën

atentat 2 policeve ne vlore

Sondazh

Poll