Politike

Deklarata e OSBE/ Ironizon Spahiu: Kap ndonjë gotë verë nga qeveria

24 Shkurt 2019, 14:21 Nga DOSJA
Deklarata e OSBE/ Ironizon Spahiu: Kap ndonjë gotë verë nga

Deputeti i LSI-së për Qarkun Dibër, tashmë me mandat të dorëzuar Përparim Spahiu, ka ironizuar deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili u shpreh se vjedhja e votave ka qenë e pandikuar në rezultatin e zgjedhjeve.(Lexo këtu)

Kaq ka mjaftuar që Spahiu me anë të një statusi në Facebook ta “shpostisë” zyrtarin në fjalë, për të cilin tha se jo vetëm që paguhet goxha mirë, por kap edhe ndonje gote verë apo darkë nga qeveria. Spahiu theksoi se blerja e votave ka qene masive në zgjedhjet e 2017-ës dhe kjo është faktuar tashmë dhe nga Rai edhe Zëri i Amerikës.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.

Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë. Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat.

Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasi në menyrë të tillë. Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim.

Zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton deklaroi ditën e djeshme nga Shkodra se kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës Zv.ambasadori foli edhe për shitblerjen e votës dhe tha se blerja e votave nuk është vetëm nga PS, por nga të gjitha subjektet zgjedhore. Deklaratat e Wilton vijnë pak ditë, pasi opozita shqiptare vendosi të digjte mandatet. Që prej dy ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike osbe ne shqiperi perparim spahiu robert wilton shit-blerja e votave osbe ne shqiperi perparim spahiu robert wilton shit-blerja e votave

Sondazh

Poll