Politike

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nuk vjen në Tiranë, Berisha: Grusht kundër Ramës

24 Shkurt 2019, 15:41 Nga DOSJA
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nuk vjen në

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada, nuk do të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt 2019 në Tiranë, ashtu siç ishte planifikuar.  Këtë gjë e ka bërë të ditur Nazar Mehmedi, i cili udhëheq Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për katër vite.

Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë,”– tha afaristi shqiptar nga Amerika, shkruajnë mediat kosovare.

Këtë citim ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka quajtur si një refuzim ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një status në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është një grusht i merituar për Ramën dhe regjimin e tij kakistokratik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama nazar mehmedi rrjeti global i bizneseve të diasporës shqiptare sali berisha samiti i disapores edi rama nazar mehmedi rrjeti global i bizneseve të diasporës shqiptare sali berisha samiti i disapores

Sondazh

Poll