Politike

Djegia e mendateve/ Rama urdhër të prerë ministrave: Asnjë debat televiziv me të ikurit, refuzojini

24 Shkurt 2019, 14:43 Nga DOSJA
Djegia e mendateve/ Rama urdhër të prerë ministrave: Asnjë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij dhe deputetëve të Partisë Socialiste që të injorojnë të gjithë deputetët e opozitës që lanë mandatin. Mësohet se kryeministri ka dhënë urdhër të prerë që askush të mos dalë në asnjë debat televiziv me ta.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit. Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes së mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlerë,”- mësohet të ketë thënë kreu i Qeverisë Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp para disa ditësh kryeminsitri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por që për opozitën do të jetë gjithmonë i disponueshëm për dialog. (Lexo këtu) Bazuar në urdhërin e fundit, strategjia e kryeministrit mesa duket ka ndryshuar.

Opozita ka nisur një gamë protestash që janë paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se do të zhvillohen para Kuvendit çdo të enjte. Së bashku me LSI-në, ata kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të këtyre kërkesave, deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvisjes Socialiste për Integrim kanë djegur mandatet e tyre. Kuvendi i Shqipërisë përcolli më datë 22 shkurt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat e deputetëve të opozitës që vendosën të digjnin mandatet.

Ndërkohë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nard Ndoka dhe Lefter Koka janë ende deputetë. (Lexo ketu)

Murrizi e Koka, kanë sqaruar pozicionet e tyre, dhe kanë thënë se do të vijojnë të jenë deputetë, ndërkohë që 2 demokratët, Ndoka e Hajdari ndodhen jashtë Shqipërisë prej disa ditësh. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputet e opozites djegia e mandateve te opozites edi rama deputet e opozites djegia e mandateve te opozites edi rama

Sondazh

Poll